Azemi: Nga viti 2014-2022 Kosovën e lëshuan 324 mijë punëtorë, edhe në 2024 do të ndodhë njëjtë

Aktuale

Azemi: Nga viti 2014-2022 Kosovën e lëshuan 324 mijë punëtorë, edhe në 2024 do të ndodhë njëjtë

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 12:06
Jusuf Azemi

Që do të ketë trend pothuajse të njëjtë të ikjes së punëtorëve nga Kosova edhe në vitin 2024 e thotë kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

“Sa, i përket ikjes unë mendoj se edhe pa liberalizim të vizave fare ne kemi një mungesë të punëtorëve, kemi një ikje të rinjve dhe kjo gjë vërehet kudo qoftë. Unë mendoj se edhe në vitin 2024, ne presim një trend pothuajse gati të njëjtë sepse edhe ashtu gjithë ata që kanë pas mundësi kanë ik dhe nuk e kanë prit momentin e fundit”, thotë Azemi.

Ai, ka treguar se për këtë vit nuk kanë ende statistika të sakta se sa punëtorë e kanë lëshuar vendin, por ka treguar statistikat prej vitit 2014 deri në vitin 2022.

“Që nga viti 2014 e deri në fund të vitit 2022 janë 324 mijë po themi kryesisht punëtorë që kanë ik nga Kosova. Vitin e kaluar janë 63 ose 64 mijë punëtorë që e kanë lëshua Kosovën, përderisa në vitin 2021 kanë qenë 42 mijë e 730 punëtorë, pra këto janë shifrat e sakta”, ka deklaruar ai.

Shteti gjerman synon të lejojë mbi 50 mijë punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor që të punojnë atje.

Kjo është bërë e ditur ditë në prill të këtij viti derisa është ndryshuar projektligji për migracion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat