Kolona dhe pritje të gjata vetëm në vendkalimin kufitar në Merdar

Aktuale

Kolona dhe pritje të gjata vetëm në vendkalimin kufitar në Merdar

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 19:30
Merdar

Kolona të automjeteve dhe pritje të bashkatdhetarëve që po kthehen nga pushimet në Kosovë, janë regjistruar edhe pasditen e sotme vetëm në vendkalimin kufitar me Serbinë në Merdar.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti orës 18:45), njofton bashkatdhetarët po presin deri në një orë e gjysmë për të dalë nga Kosova në vendkalimin kufitar në Merdar, ku kolona e automjeteve arrin deri në 400 metra.

Në vendkalimet e tjera nuk pritet më gjatë se 3-5 minuta si në hyrje ashtu në daje të Kosovës, përveç te Dheu i Bardh.

Image
Vendkalimet

Në këtë vendkalim për të dalë nga Kosova pritet deri në 15 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat