E kërcënoi me vrasje Albin Kurtin, reagon Naim Miftari ndaj rapsodit Nuredin Gashi – Drenica! Ja çka i zbulon!

Aktuale

E kërcënoi me vrasje Albin Kurtin, reagon Naim Miftari ndaj rapsodit Nuredin Gashi – Drenica! Ja çka i zbulon!

Nga: N. Sh. Më: 4 shtator 2023 Në ora: 13:10
Hashim Thaçi, Nuredin Gashi dhe Sami Lushtaku

Një muaj paraburgim tashmë shtë vendosur për rapsodin e njohur shqiptar nga Drenasi, Nuredin Gashi i njohur si “Nur Drenica”.

Kjo pasi Gashi kishte kërcënuar publikisht në një emision televiziv kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Për këtë, ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se, Gashi luftën e ka pa në televizor si shefat e tij, ndërsa mbiemrin e ka të rrejshëm.

Miftari aludon se Nuredin Gashi e ka ndërruar mbiemrin, ndërsa pyet se a mos ka ndonjë dosje gjyqësore në Suedi.

Postimi i plotë:

Pavaroti i Sharkisë 😄😁

Ky Pavaroti i qiftelisë që UÇK-në dhe luftën veç në televizor e ka pa si shefat e ideolat e tij këtë mbiemër e ka të rrejshëm nuk e ka mbiemrin Gashi, dhe është mirë me ditë opinioni pse e ka ndërruar ‘Pavaroti’ mbiemrin dhe a ka far dosje e presedan gjyqësor në shtetin skandinav në Suedi!

E kur iku nga atje u kthye tani në Kosovë ky talent i estradës si Linda Morina tentonte të thur legjenda e lavde, trimëri e epitete të rrejshme me qifteli si për Hashim Thaçin e Sami Lushtakut... e tani tu i besu këngëve të veta jo të vërteta tu pi raki e tu hangër meze trimërohet trimi si qurani i vitit të ri, tani fillon edhe me vrasje ta kërcënon kryeministrin e shtetit të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat