​Tahiri: Mossigurimi i librave për nxënësit është antiligjor

Aktuale

​Tahiri: Mossigurimi i librave për nxënësit është antiligjor

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 15:22
Besnik Tahiri

Pas dështimit të mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme në Kuvend për çështjen e teksteve shkollore, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se bojkoti i partisë në pushtet dëshmon se vendimi për mossigurimin e librave, por kompensimi i tyre, është i dëmshëm dhe antiligjor.

Ai para gazetarëve tha se deputetët e mazhorancës me bojkotin e tyre të seancës së sotme të jashtëzakonshme tentuan që ta mbulojnë “marrën” që e ka bërë ekzekutivi me këtë vendim.

“Sot është vërtetuar se shumica parlamentare nuk dëshiron të ballafaqohet me të vërtetën dhe nuk dëshiron t’i ballafaqojë faktet të cilat ndërlidhen drejtpërdrejtë me vendimin e fundit të qeverisë për librat shkollorë. Ne kemi qenë të përgatitur për të dokumentuar se shuma e cila është paraparë nuk mjafton për blerjen e librave. Të njëjtën kohë kjo shumë as nuk i përmbush nevojat e nxënësve. E dyta vendimi i qeverisë bie ndesh me ligjin në fuqi ku thuhet se shteti duhet t’i siguroj librat. Pra ka rënë ndesh dhe fatkeqësisht për buxhetin e Kosovës barra buxhetore është rritur dy herë. Këtu humbësit e vetëm janë nxënësit dhe zingjiri që përbënë përkujdesin ndaj nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit...Sot një temë e një rëndësie të veçantë bojkotohet me të vetmin qëllim që të mbulojnë marrën që kjo qeveri e ka bërë me këtë vendim”, tha ai.

Sipas tij mënyra e kompensimit të librave po del që nuk është efektive, pasi një numër i madh i familjeve nuk kanë xhirollogari, kurse disa prej tyre i kanë edhe të bllokuara nga përmbaruesit dhe bankat komerciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat