Rama: Me presidenten Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënieve të patjetërsueshme me Kosovën

Aktuale

Rama: Me presidenten Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënieve të patjetërsueshme me Kosovën

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 16:29
Osmani, Rama

“Me presidenten Vjosa Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë: “Me presidenten Vjosa Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri”.

Ndërsa takimin e fundit gjatë vizitës në Shqipëri, Osmani është duke zhvilluar me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Linda Nikolla.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri, pas takimit me kryeministrin Edi Rama ka thënë se duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se me Ramën patën një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Me kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë. Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, më herët, presidentja e Kosovës, gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, akuzoi Serbinë se po synon të zbatojë një plan destabilizues në Ballkanin Perëndimor, të ngjashëm me atë, siç tha ajo, që e realizoi Rusia në Ukrainë më 2014.

Osmani tha se të gjitha shtetet demokratike në rajon nuk duhet të lejojnë zbatimin e këtij plani.

Ndërkaq, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, porositi që Kosova dhe Serbia të punojnë për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që u arrit në shkurt, pasi sipas tij, kjo marrëveshje eventualisht do të çojë në njohje reciproke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat