Selmanaj: Qeveria Kurti ka qasje anti-kombëtare me aleatët tanë

Aktuale

Selmanaj: Qeveria Kurti ka qasje anti-kombëtare me aleatët tanë

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 18:45
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se qasja e Qeverisë Kurti në raport me miqtë e Kosovës është anti-kombëtare.

Sipas Selmanajt, loja e paskrupullt e qeverisë i ka shkaktuar dëme Kosovës në kuptimin e asaj që po të zbatohej Marrëveshja e Washingtonit, vendi do t’i kishte shumë të mira në kontekstin ekonomik, politik e gjeopolitik.

“Kosova është ende një projekt i papërfunduar në kuptimin e funksionalitetit të vet, sidomos në pjesën veriore të Kosovës, dhe kjo qasje e kësaj qeverie është, lirisht mund ta them, qasja e Qeverisë së Kosovës në raport me miqtë tanë është qasje anti-kombëtare”.

“Po flasim për një marrëveshje që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në tempullin e demokracisë botërore dhe fatkeqësisht tash nuk po flasim për zbatimin e një marrëveshjeje të nënshkruar në këtë shtëpi të çmueshme për shqiptarët, por tashmë kemi masa sanksionuese nga këta miq dhe po nga kjo aleancë euro-atlantike Kosova është e izoluar, Kosova ballafaqohet me masa ndëshkuese”, tha Selmanaj në “Info Magazine”.

Tutje, ai tha se sanksionet nga aleatët ndërkombëtarë për Kosovën, në një periudhë më herët kanë qenë të paimagjinueshme e lëre më të ballafaqohet me to.

“Nuk po flasim për Korenë e Veriut, Rusinë, Vietnamin, por për Kosovën, për një projekt që është i përbashkët në botën e lirë. Fatkeqësisht ata janë detyruar si rezultat i kësaj qeverie jodemokratike të na shqiptojnë edhe masa sanksionuese”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat