Hashim Thaçi flet nga Haga, ja çfarë thotë për të ardhmen e Kosovës

Aktuale

Hashim Thaçi flet nga Haga, ja çfarë thotë për të ardhmen e Kosovës

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 19:20
Hashim Thaçi

Ish-Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë, pas gati tri vitesh që nga arrestimi i tij nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në këtë intervistë për Nacionalen, Thaçi ka folur për gjendjen në vend, ku ka thënë se “Çdo krizë e vonon shumë Kosovën”.

“Por edhe i minon përpjekjet e miqve ndërkombëtarë për ta konsoliduar shtetin e Kosovës në rrafshin e brendshëm, por edhe në afirmimin e saj ndërkombëtar”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se përkrahja ndërkombëtare nuk duhet të merren si e mirëqenë.

“Atë gjithmonë duhet merituar. Kosova çdo ditë duhet të vazhdojë të prodhojë argumente që e lehtësojnë mbështetjen e miqëve ndërkombëtar”.

Tutje, Thaçi ka thënë se uniteti brendashqiptar dhe investimi për pajtim ndëretnik janë çelësi i suksesit për Kosovën.

“Uniteti brendashqiptar dhe investimi për pajtim ndëretnik janë çelësi i suksesit për Kosovën. Bota po lëviz dhe po ndryshon më shpejtë se sa intuitat apo agjendat tona", ka  deklaruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat