Rohde nga Berlini: Zgjerimi i BE’së top prioritet, ka konsensus në nivel të BE’së

Aktuale

Rohde nga Berlini: Zgjerimi i BE’së top prioritet, ka konsensus në nivel të BE’së

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 20:12
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është e qartë se zgjerimi i BE’së është top prioritet i politikës së jashtme dhe se ka konsensus në nivel të BE’së.

Këtë deklaratë, Rohde e ka dhënë nga Berlini ku po merr pjesë në konferencën e ambasadorëve gjermanë që shërbejnë jashtë shtetit.

“Pas pjesëmarrjes në dy panele depërtuese mbi zgjerimin e BE-së sot, konkluzioni im kryesor është kristal i qartë: Zgjerimi i BE-së nuk është vetëm prioriteti ynë kryesor në Politikën e Jashtme, por edhe një konsensus në nivel të BE-së që nënvizon rëndësinë e tij të pamohueshme si një domosdoshmëri gjeopolitike” ka shkruar Rohde, në platformën X, pas pjesëmarrjes në mbledhjen e më shumë se 220 shefave të misioneve gjermane të akredituara nëpër botë, ku edhe Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Analena Baerbock ka mbajtur fjalim.

Çështja e zgjerimit të Bashkimit Europian u rikthye në agjendë javën që shkoi kur Presidenti i Këshillit të BE’së Charles Michel në Slloveni theksoi se BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë të gatshme për zgjerim në vitin 2030.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat