Çfarë e bën presidenten Osmani të tërhiqet nga politika?

Aktuale

Çfarë e bën presidenten Osmani të tërhiqet nga politika?

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 22:19
Vjosa Osmani

“Do të vendos ta lë politikën në një moment kur jam shumë mirë me qytetarët  në kontekstin e besimit të plotë”.

Kështu u shpreh presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Top Story”, teksa u pyet se çfarë e bën atë të tërhiqet nga politika.

Ajo ka theksuar se nuk do “assesi të presë që besimi të lëndohet, reduktohet, zbehet e më pas të largohem”.

Shqetësimet e vetme, presidentja thotë se i ka se kah po shkon Kosova.

“Nuk i kam shqetësimet me partitë politike, apo politikanët individual apo për karrierën time vetanake, ne shkojmë e vijmë, Kosova është ajo që mbetet, është e përjetshme, duhet të sigurohemi se si po e lëmë Kosovën”, shtoi më tej presidentja.

Pos kësaj ajo ka thënë se koordinimi me aleatët nuk të bën më pak sovran, por përkundrazi do të kishte më shumë rezultate pozitive.

Osmani tha se ka pasur raste qe politikanët e Kosovës nuk janë koordinuar me aleatët dhe në këto raste nuk i ka dalë mirë rezultati.

“Mendoj që koordinimi me aleatët nuk të bën më pak sovran. Koordinimi me ta nënkupton më shumë sukses më shumë rezultate dhe kjo është dëshmuar në këto 22 vite. Ndonjëherë ka raste ku jo domosdoshmërisht strategjia apo taktikat janë identike me atë që mund t’i mendojnë aleatët por në asnjë moment nuk kemi pasur dallime në atë që është qëllimi përfundmitar i yni. Përderisa qëllimi përfundimtar është njësoj, strategjia duhet të koordinohet në mënyrë që të arrijmë atë qëllim më shpejt e më mirë”.

“Jo gjithnjë pajtohemi me taktikat bashkë me miqtë tanë, por gradualisht vijmë tek pika e përbashkët. Ka pasur raste gjatë këtyre 20 viteve që politikanët tanë nuk e kanë pasur durimin që të tentojnë ti bindin aleatët tanë që veprimin ta marrin të koordinuar dhe të përbashkët. Nuk na ka dalë mirë sado që Kosova ka pasur të drejtë, sado ka zbatuar kushtetutën e saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat