Publikohet foto e armës që dyshohet se u përdorë në vrasjen në Prizren, zbardhen detajet si ndodhi rasti tragjik

Aktuale

Publikohet foto e armës që dyshohet se u përdorë në vrasjen në Prizren, zbardhen detajet si ndodhi rasti tragjik

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 06:38
Arma që dyshohet se u përdorë në rast

Një ngjarje e rëndë tronditi të dielën Prizrenin, ku në orët e pasdites, për motive akoma të panjohura, 48-vjeçari Beqir Morina u vra nga i dyshuari Aziz Gashi. Krimi ndodhi në lagjen “Arbana” dhe dyshohet se 50-vjeçari përdori një pushkë automatike për ta kryer vrasjen dhe më pas u zhduk nga vendi i ngjarjes. Policia e kishte shpallur Gashin në kërkim, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Media përmes burimeve të saj, raportoi se i dyshuari Aziz Gashi është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Tërpezë të Malishevës.

Raportimn e ka konfirmuar togeri i Policisë, Shaqir Bytyqi.

“Janë kryer bastisje në lokacione të ndryshme, kryesisht në zonën e Malishevës. Kanë bastisur disa objekte dhe lokacione, dhe gjatë orëve të mbrëmjes gjetën lokacionin se ku gjendet i dyshuari dhe është arrestuar.

“Gjatë ditës së sotme me urdhër të Prokurorit dhe me autorizim të Gjykatës Themelore në Prizren, është bastisë një lokacion në Malishevë ku është dyshuar se mund të gjendet I dyshuari, në atë lokacion nuk është gjet i dyshuari por është gjet një armë-pushkë automatike që dyshohet se është përdor në rastin e krimit, në lokacionin e njëjtë janë gjet edhe disa sendet personale të dyshuarit.

Veprimet operative-hetimore kane vazhduar duke kontrolluar lokacione të ndryshme, kryesisht në rrethinën e Malishevës.

Në operacion për kërkimin e të dyshuarit përveç Sektorit të Hetimeve të Drejtorisë të Policisë në Prizren kanë asistuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës/Stacioni Policor Malishevë dhe njësi të tjera nga Drejtoria e përgjithshme.

Me vonë në orët e mbrëmjes nga Hetuesit e Rajonale dhe Njësia e Reagimit të Shpejt të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit, në fshatin Tërpezë të Malishevës, është lokalizuar dhe është arrestuar I dyshuari Aziz Gashi, për të cilin me herët nëpërmes mediave është informuar publiku se është në kërkim nga policia.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit kujdestar ndalohet për 48 orë, ndërsa policia me autorizim të prokurorit të rastit vazhdon mbledhjen e provave dhe dëshmive”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më herët gjatë ditës është bastisur një lokacion tjetër aty është gjetë arma dhe disa gjëra personale kurse në mbrëmje është lokalizuar i dyshimti.

Momentalisht është duke shkuar në stacionin e Drejtorisë rajonale në Prizren”, tha Bytyqi.

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës kishte publikuar fotografinë e të dyshuarit duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur 50-vjeçarin.

Si ndodhi krimi?

Gjithçka dyshohet se ndodhi pak para orës 19:00, kur u dëgjuan disa krisma armësh nga një veturë në lëvizje. I dyshuari Gashi, i cili është nga fshati Sferkë i Klinës dyshohet se gjuajti shtatë herë në drejtim të viktimës, të cilin e la të vdekur në vend.

Sipas një dëshmitari të rastit, i cili thotë se e ka parë momentin kritik, 50-vjeçari ka kryer aktin në prani të gruas dhe fëmijës së viktimës.

“Njëri doli prej Taureg-ut, në sy të gruas e të fëmijës e vrajti njeriun, e la për toke. Nuk po dihet pse, veç atë burrin e njoh, punojke në ndërtim ai, i Malishevës. Në sy të gruas, në sy të fëmijës e ka gjujtë, me kallash. Edhe atë djalin e vet, nëpër mure t’u ikë prej plumbit…”, tregoi njëri nga dëshmitarët e rastit.

Teksa hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes po vazhdojnë, Policia akoma nuk ka rënë në gjurmët e të dyshuarit, i cili mbrëmë i shpëtoi prangave duke ikur.

Lajmin e ka konfirmuar togeri i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana. I dyshuari nga automjeti në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Është komnstatuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes. Viktima është mashkull shqiptar i moshës rreth 48 vjeçar dhe i dyshimti është rreth moshës 50-55 vjeçare. I dyshuari është në kërkim nga Policia. Policia bashkë me njësinë e forenzikës janë në vendin e ngjarjes”, tha Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat