Në Speciale vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Aktuale

Në Speciale vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 08:41
Hashim Thaçi

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot vazhdon gjykimi në rastin gjyqësorndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ndryshe në seancat e së hënës, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 20-të të ZPS-së, W04368, një tjetër dëshmitar u paraqit në sallën e gjyqit, ai ka dëshmuar pa masa mbrojtëse.

Dëshmitari është Agim Idrizi, nga komuna e Kaçanikut, po dëshmon  për rrëmbimin dhe ndalimin e tij të pretenduar nga pjesëtarët e UÇK-së në vitin 1999.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat