Hashim Thaçi: Ne e fituam luftën, tash ta forcojmë paqen

Aktuale

Hashim Thaçi: Ne e fituam luftën, tash ta forcojmë paqen

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 08:52
Hashim Thaçi

Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, ka dhënë një intervistë nga Haga, ku po vazhdon të qëndrojë si i paraburgosur i Gjykatës Speciale.

Në intervistën e tij, Thaçi është fokusuar shumë në të ardhmen, ndonëse në një momenti, ai foli edhe për luftën e viteve 1998-1999.

Sipas Thaçit, që atëbotë ishte drejtor politik i UÇK-së, populli i Kosovës nuk luftoi pse deshi të luftonte.

“Ne nuk e filluam luftën, dhe as s’e deshëm atë, populli i Kosovës i rezistoi agresorit. Nuk bëmë as më pak as më shumë se sa atë që duhej bërë, siç kanë bërë dhe bëjnë sot edhe shumë kombe bartëse të civilizimit botëror.

Ne fituam.

Tash duhet ta forcojmë paqen. Ajo sjell zhvillim, rend e ligj, harmoni mes njerëzve, jetë më të mirë e mirëqenie për qytetarët.” – tha Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat