Edi Rama reagon pas intervistës së Hashim Thaçit

Aktuale

Edi Rama reagon pas intervistës së Hashim Thaçit

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 09:42
Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot një intervistë të ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas afro tri vitesh që nga arrestimi i tij nga Dhomat e Specializuara në Hagë, Nacionalja ka realizuar një intervistë ekskluzive me Thaçin, brenda dhomave të paraburgimit, ku ai flet për veten, familjen, Kryeministrin Edi Ramën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, për domosdoshmërinë jetike të vendit që të qëndrojë në aleancën e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mos qëndrojë në një gjendje të vazhdueshme krizas të njëpasnjëshme, si dhe për nevojën e përmbylljes njëherë e përgjithmonë të çështjeve me Serbinë – në njohje të ndërsjellë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale intervistën duke e konsideruar Thaçin si mik dhe vëlla.

“Me këtë intervistë të Presidentit të Republikës së Kosovës e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mikut tonë e vëllait tim Hashim Thaçi, i cili ka folur për herë të parë qysh nga dita e kyçjes në burgun e Hagës, ku po zhvillohet një gjykim që sa më shumë vazhdon, aq më shumë ngre pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të “procesit të drejtë”, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve ju, në Shqipëri e në Kosovë”, shprehet Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat