Osmani: Nëna Tereze, nuk bëri vepra për bujë, por bëri bujë në vepra

Aktuale

Osmani: Nëna Tereze, nuk bëri vepra për bujë, por bëri bujë në vepra

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 10:07
Presidentja Vjosa Osmani në Tiranë

Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar edhe sot në Tiranë ku ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës për Shën Nënën Terezë në Pallatin Presidencial.

Ajo, në konferencën për media, ka deklaruar se të gjitha elementet që shfaqen në këtë ekspozitë tregojnë se Nëna Terezë ishte me rrënjë shqiptare.

“Puna e saj dhe përkushtimi i palëkundur ndaj të varfërve dhe flijimi i saj vetmohues në funksion të së mirës për gjithë njerëzimin kanë lënë gjurmë të pashlyeshme kudo në botë. Kjo ekspozitë me dokumente arkivore, një udhëtim nëpër paqe të historisë së saj personale, por edhe historisë së njerëzimit në përgjithësi, duke e ditur se ajo ishte e të gjithëve dhe për të gjithë”.

“Nëpërmjet këtyre dokumenteve zbërthehet profili i Shën Terezës, thjeshtësia e fjalëve të saj, thellësia e bindjeve dhe fuqia e dashurisë së saj, dhe po ashtu edhe rrënjët e saj shqiptare. Ajo nuk bëri vepra për bujë, por bëri bujë në vepra”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat