“S’jam kanë roje pylli, as polic”, Agim Idrizi vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Aktuale

“S’jam kanë roje pylli, as polic”, Agim Idrizi vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 10:45
Agim Idrizi

Seanca e së martës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, po vazhdon me dëshminë e dëshmitarit të 21-të, Agim Idrizi.

Gjatë dëshmisë, Idrizi theksoi se në periudhën e vitit 1998/1999 nuk ka qenë as roje pylli e as polic, teksa u përgjigj në pyetjet e prokurorit James Pace, për një dokument të policisë serbe, sipas të cilit, ishte krijuar një polici lokale në Kaçanik dhe pjesë e kësaj liste ishte edhe vet Idrizi.

“S’jom kon roje pylli, as polic..këto janë gënjeshtra…krejt Kaçaniku le të qojnë mesazhe këtu direkt, nëse unë jam kanë roje pylli. Kurrë s’është kjo, këta ma ka bo ai hasmi…këta ma kanë shti emrin atje…e dijnë Kaçaniku që unë s’jam kanë shumar, edhe fëmijët me i vet të tregojnë. As polic, as shumar”, deklaroi ai gjatë seancës.

“Janë të shkrum emrat kush ka punu polic…unë kurrë s’kam punu në punë të shtetit, gjithë në të zezën, e di Kaçaniku krejt”, theksoi Idrizi.

Idrizi po dëshmon për rrëmbimin dhe ndalimin e tij të pretenduar nga pjesëtarët e UÇK-së në vitin 1999.

Prokurori James Pace dje ka lexuar një përmbledhje të deklaratave të dëshmitarit të cilat ai i ka dhënë më herët.

Në dëshminë e tij ai pretendon se në mars të vitit 1999, nga pjesëtarë të UÇK-së, është marrë nga shtëpia e tij dhe dërguar në fshatin Biqec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat