Haradinaj: Nëna Terezë përmes veprave të saj shfaqi vlerat e kombit shqiptar

Aktuale

Haradinaj: Nëna Terezë përmes veprave të saj shfaqi vlerat e kombit shqiptar

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 11:32
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se trashëgimia e Nënës Terezë është vlerë dhe burim krenarie dhe frymëzimi për të ndjekur rrugën e saj. 

Kështu ka thënë Haradinaj në Ditën e Shenjtërimit të Nënës Terezë. 

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënës Terezë, kujtojmë një figurë të jashtëzakonshme, një shembull unik të humanizmit dhe shërbimit ndaj të tjerëve.

Përmes veprave të saj të mëdha humanitare, ajo shfaqi vlerat e kombit shqiptar, për të ndihmuar ata që vuajnë. Trashëgimia e Nënës Terezë është vlerë dhe burim krenarie dhe frymëzimi për të ndjekur rrugën e saj drejt të mirës dhe shërbimit ndaj të tjerëve”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat