Hoxhaj kritikon Qeverinë Kurti për anëtarësimin e Serbisë në ASEAN: Politikë e jashtme e gabuar

Aktuale

Hoxhaj kritikon Qeverinë Kurti për anëtarësimin e Serbisë në ASEAN: Politikë e jashtme e gabuar

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 11:40
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se po ndjek një politikë të jashtme tmerrësisht të gabuar, ku sipas tij, demokracia perëndimore po e sanksionojnë dhe shtetet e mëdha aziatike e organizatat po e përjashtojnë atë. 

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në një botë multipolare, Qeveria Kurti ndoqi politikë të jashtme tmerrësisht të gabuar, ku demokracia perëndimore e sanksionojnë dhe shtetet e mëdha aziatike, njohëse të Kosovës, çdo ditë po e përjashtojnë. 

Në një botë multipolare, Qeveria Kurti ndoqi politikë të jashtme tmerrsisht të gabuar, ku demokracia perëndimore e sanksionojnë dhe shtetet e mëdha aziatike, njohëse të Kosovës, çdo ditë e përjashtojnë, sikurse edhe anëtarësimi i djeshëm i Serbisë në ASEAN, organizatën më ndikim dhe një zonë shumë e zhvilluar e Azisë!”, ka shkruar Hoxhaj. 

Ky reagim i tij vjen pasi Serbia gjatë ditës së djeshme është bërë anëtare e organizatës më të madhe të Azisë, ASEAN. Hoxhaj, edhe më herët ka reaguar ndaj paralajmërimit të anëtarësimit të Serbisë në këtë organizatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat