​Kurti dhe shefi i OSBE-së në Kosovë flasin për zgjedhjet e parakohshme në veri

Aktuale

​Kurti dhe shefi i OSBE-së në Kosovë flasin për zgjedhjet e parakohshme në veri

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 14:50
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim, Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me të cilin biseduan për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe zyrës së OSBE-së, në Kosovë.

Ndër të tjerash, diskutuan për procesin e zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të Kosovës, me ç'rast Kryeministri shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e OSBE-së në adresimin e legjislacionit sekondar në lidhje me nenin 72 të Ligjit për vetëqeverisje lokale.

Në takim, u bisedua edhe për integrimin e komuniteteve jo-shumicë dhe pengesat me të cilat ballafaqohen.

Në lidhje me këtë, Kryeministri Kurti shprehu shqetësimin e tij në lidhje më kërcënimet dhe frikësimet nga Beogradi dhe strukturat ilegale ndaj policëve të rinj nga komuniteti serb të angazhuar së fundmi në Policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat