​Kurti dhe ambasadori i Suedisë flasin për zgjedhjet që pritet të mbahen në veri

Aktuale

​Kurti dhe ambasadori i Suedisë flasin për zgjedhjet që pritet të mbahen në veri

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 16:30
​Kurti dhe ambasadori i Suedisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Ata  kanë diskutuar edhe për çështjet aktuale, përfshirë dialogun dhe zgjedhjet që pritet të mbahen në katër komunat në veri të Kosovës.

Duke biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, kryeministri Kurti dhe ambasadori Westerlund, theks i dhanë diskutimit rreth Odes Ekonomike Nordike në Kosovë të themeluar po këtë vit, dhe mundësive për rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Sipas një kounikate të Qeverisë, ata folën edhe për procesin e integrimeve evropiane dhe zgjerimin në dritën e takimeve me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Athinë, ku u bisedua për Planin për Zhvillim të Bashkimit Evropian dhe fjalimin e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili në Forumin Strategjik të Bledit bëri thirrje që viti 2030 të synohet si afati deri kur BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të gatshëm për zgjerim dhe anëtarësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat