Mblidhet LDK-ja: ‘Rruga e Re’ ka nisur

Aktuale

Mblidhet LDK-ja: ‘Rruga e Re’ ka nisur

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 16:49
Anëtarët të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)

Anëtarët të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), së bashku me kryetarin Lumir Abdixhiku dhe anëtarë të tjerë kyç të partisë, janë mbledhur për të finalizuar programin e partisë.

Takimi dy ditor, ka për qëllim përfundimin e programit të ri të partisë apo ‘Rruga e Re’ siç është prezantuar tash e sa muaj nga kryetari Abdixhiku.

Në këtë takim po marrin pjesë figurat kryesore të partisë, duke përfshirë deputetë,  kryetarë e zyrtarë të komunave ku qeverisë LDK-ja, e shumë anëtarë të tjerë.

Zyrtarë të LDK-së, kanë bërë të ditur më herët se programi i ri që lidhet me ‘Rrugën e Re’, si tërësi pritet të prezantohet gjatë muajit tetor.

Për disa muaj me radhë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar akterë të ndryshëm të jetës publike në Kosovë, duke prezantuar pjesërisht para tyre programin e tij ‘Rruga e Re’, që sipas tij është zgjidhja e vetme për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat