Lajçak takohet me Komandantin e KFOR’it: Ndajnë vlerësimet mbi burimet e mundshme të tensioneve në Kosovë

Aktuale

Lajçak takohet me Komandantin e KFOR’it: Ndajnë vlerësimet mbi burimet e mundshme të tensioneve në Kosovë

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 20:46
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar sot në Bruksel me Komandantin e KFOR’it, Angelo Michele Ristuccia, me të cilin ka folur për situatën në Kosovë.

Lajçak ka thënë se kanë shkëmbyer të dhëna për zhvillimet në terren dhe se kanë ndarë vlerësimet e tyre mbi burimet e mundshme të tensioneve në të ardhmen.

Në fund, Lajçak ka thënë se është mirënjohës për punën e KFOR’it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

Mirëprita Komandantin e KFOR’it, Gjeneral Ristuccia sot në Burksel. E rëndësishme të shkëmbejmë shënime mbi zhvillimet në terren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme. Mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat