Dimal Basha ironizon “Rrugën e re” të LDK-së!

Aktuale

Dimal Basha ironizon “Rrugën e re” të LDK-së!

Nga: A.SH Më: 5 shtator 2023 Në ora: 22:10
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka ironizuar me “Rrugën e Re”, të Lidhjes Demokratike të Kosovës që po prezantohet nga kryetari i kësaj partie politike, Lumir Abdixhiku.

Ai përmes një fotografie e cilësoi këtë rrugë si ”të gabuar“.

”Urime LDK-së! Uroj që ka ndonjë kontroll rrugës para se me marrë n’qaf naj njeri n’udhë të drejt“, ka ironizuar Basha.

Kujtojmë, se sot Lumir Abdixhiku mblodhi LDK-në për prezantimin e "Rrugës së re".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat