Paçarizi: Nuk është korrekte t’i hidhet tërë faji qeverisë për situatën në veri

Aktuale

Paçarizi: Nuk është korrekte t’i hidhet tërë faji qeverisë për situatën në veri

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 22:26
Rrahman Paçarizi

Analisti Rrahman Paçarizi ka thënë që nuk është korrekte t’i lihet faji qeverisë për situatën në veri të Kosovës.

“Nuk mendoj që është korrekte me thanë që i a nxjerrë serbët nga institucioent dhe nuk është orrektem e ia hedhë krejt fajin qeverisë për situatën në veri”, ka thënë Paçarizi në Rubikon.

“Ka qenë një marrëveshje që që është bërë në Bruksel e pastaj aneksi  që është bërë në Ohër”.

“Nëse kanë bërë marrëveshje Kosova dhe Serbia, kanë bërë marrëveshje për me e cu procesin përpara. Një prej pikave ka qenë Asociacioni i cili do të bëhej pas mbajtje së zgjedhjeve sepse patjetër duhet me u majtë zgjedhjet me dalë organet legjitime etj. Për me u ba Asociacioni”.

“Dhje ky proces është pengu nga Serbia, është obstru nga Serbia, nuk është obstru nga Kosova.

Sipas tij, qeveria duhet kritikuar se si nuk ka ditur ta menaxhojë situatën e as aspektin diplomatik.

Kosova për shkak të ngecjeve të tjera i kanë dalë probleme të tjera, nuk ka ditë me e menaxhu situatën, as planin diplomatik, dhe i ka vujtë pasojat për shkak të veprimeve të Serbisë”.

Tash këtu e kritikojmë qeverinë. Por nuk e kritikojmë pse serbët s’kanë marrë pjesë në zgjedhje sepse serbët i ka pengu Serbia.

“A është desht na me iu bo ofertë serbëve?” Osht desht prej kohës suaj, prej kohës së LDK-së, të gjithë o desht me iu ba një ofertë serioze serbëve dhe me pasë ndikim ne si institucione”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat