“Kosova mund të anëtarësohet në NATO për dy vite”

Aktuale

“Kosova mund të anëtarësohet në NATO për dy vite”

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 22:40
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerësoi se Kosova mund të bëhet anëtare e NATO për dy vite, në qoftë se ndërmerren veprimet e duhura nga shteti.

Mirëpo, më herët veçse është sqaruar se për aq kohë sa katër vendet e NATO-s nuk e njohin Kosovën si shtet, do të pamundësohet hyrja e saj në aktivitetet e partneritetit ushtarak, gjë për të cilën Haradinaj thotë se gjithçka mund të ndryshojë në rast se Kosova mobilizohet siç duhet.

“Në rast të veprimeve të duhura të Kosovës, nëse merren përgjegjësitë e duhura, për dy vite Kosova mund të hyjë në NATO. Kosova ka kaluar në fazën e dytë të planit 10-vjeçar. Ata që i njohin mirë këto procese sqarojnë se në rast të një Kosove të mobilizuar e serioze, rikthehet besimi te aleatët. Kurti për dy vite ka punuar intensivisht për ta larguar Kosovën nga aleatët dhe nga NATO, mirëpo nuk ka pasur sukses”, deklaroi Haradinaj.

Sidoqoftë, kujtojmë se çdo shtet anëtar i NATO-s e ka të drejtën e vetos brenda organizatës, dhe për shkak se katër vende të NATO-s nuk e njohin Kosovën, kjo tash për tash e bën të pamundur që Kosovës t’i jepet një plan aksional për anëtarësim, që përcakton hapat e nevojshëm që një vend të bëhet përfundimisht një anëtar i plotë i NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat