Haradinaj: Konjufca zëdhënës i Qeverisë

Aktuale

Haradinaj: Konjufca zëdhënës i Qeverisë

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 22:41
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është duke parë ndonjë ndarje të pushtetit, dhe se presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca janë në funksion të Kurtit.

Haradinaj ka thënë se Konjufca është duke luajtur rolin e zëdhënësit të Qeverisë.

“Hetojë një dëshirë të presidentes që të ruajë marrëdhëniet me aleatët tonë, por nuk e shoh një guxim të saj që të ushtrojë funksionet si presidente e vendit dhe të këtë qëndrime të prera dhe të qarta në bazë të pozicionit të presidentit. Pra, presidentja nuk është ministre e Qeverisë Kurti që të mos guxon që të jap mendimin e vet për të gjitha çështjet veç e veç. E kishin pyetur, Glaukun për Qeverinë më shku në shpi, ai kish thanë se Qeveria në shtëpi është. Ju kanë bërë shumë zëdhënës Kurtit.

Pra, kryetari i parlamentit edhe pse është nga pozita, ai mundet me thënë ju lutem pyetni Qeverinë, jam kryetar i parlamentit kam funksione tjera ose nuk po ju flas si kryetare i parlamentit, por po ju flas si zyrtar i LVV-së. Në këtë rast nuk hetojmë fatkeqësisht ende ndarjen e pushteteve, nuk e shohim rolin e presidentes nuk ekziston po ja them kështu sinqerisht, as kryeparlamentarit, pra janë në funksion të Kurtit”, ka deklaruar Haradinaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat