“Efekti i drogave”, Bekë Berisha ironizoi me deputetët e LVV-së, i përgjigjet Ardian Gola

Aktuale

“Efekti i drogave”, Bekë Berisha ironizoi me deputetët e LVV-së, i përgjigjet Ardian Gola

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 23:21
Ardian Gola

Ditën e hënë, disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, dolën në një konferencë për media për të treguar arsyet se pse nuk morën pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga partitë opozitare lidhur me tekstet shkollore.

Për paraqitjen e tyre në këtë konferencë, ka shkruar një status me ironi deputeti i AAK-së Bekë Berisha.

Duke iu referuar rastit të kapjes me substanca narkotike në Shqipëri zyrtarit të LVV-së, deputeti Berisha ka zbërthyer “efektin e drogave” me paraqitjen e deputetëve në konferencë.

Image
Postimi i deputetit Gola

E një ditë më vonë, deputeti Ardian Gola, e ka quajtur deputetin Berisha ekspert të drogave, duke i kërkuar se si është e mundur që mos me pa se kush ka mbetë me kritiku, duke iu referuar atij për kritikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat