Veriun mund ta marrin nën kontroll vetëm ndërkombëtarët, thotë ish-Shefi i AKI-së

Aktuale

Veriun mund ta marrin nën kontroll vetëm ndërkombëtarët, thotë ish-Shefi i AKI-së

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 23:34
Burim Ramadani

Burim Ramadani në Click, ka thënë se ekziston rreziku që e tërë zona veriore e Kosovës e banuar me serbë etnikë mund të merret nën kontroll nga ndërkombëtarët.

“Nëse vazhdon shtimi i trupave të KFOR-it, shtimi i trupave të EULEX-it, mund të vijë një situatë në të cilën veriun e marrin nën kontroll vetëm ndërkombëtarët dhe kjo pastaj e vendos Kosovën në një situatë edhe më të keqe”, tha Ramadani.

Ai ka thënë se shtimi i forcave të KFOR-it dhe EULEX-it në katër komunat veriore nuk është diçka pozitive për Kosovën.

“Me rritjen e pjesëtarëve të sigurisë nga këto tri institucione nuk ka luftë, por kjo nuk nënkupton që ka qetësi dhe rritja e tensioneve mund t’i kushtojë Kosovës, sikurse që i ka kushtuar deri tash”, tha Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat