Konjufca i përgjigjet opozitës: Në rast të zgjedhjeve, gara në Kosovë do të jetë për vendin e dytë

Aktuale

Konjufca i përgjigjet opozitës: Në rast të zgjedhjeve, gara në Kosovë do të jetë për vendin e dytë

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 23:48
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në emisionin “DPT te Fidani”, deklaroi se është pro shkuarjes në zgjedhje, mirëpo sipas tij, që kjo të bëhet në mënyrë kushtetuese.

Ai tha se nëse opozita i siguron numrat për mocion do të ishte më e shëndetshme që vendi të shkojë në zgjedhje, por sipas tij, lufta do të jetë për vendin e dytë dhe jo për të parin.

“Unë nuk thash që do të jemi 51 për qind.

Mund të jemi 54 për qind, por edhe nëse do të jemi minus 10 për qind, prapë gara në Kosovë ka me qenë për vendin e dytë, unë po mendoj dhe qysh e shoh unë, të gjitha shtizat kanë me u thy për vendin e dytë”, deklaroi Konjufca. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat