Elshani: Armët e sekuestruara në veri janë të Serbisë

Aktuale

Elshani: Armët e sekuestruara në veri janë të Serbisë

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 00:14
Armatimi

Taulant Elshani nga Instituti Octopus ka folur në lidhje për armatimin e shumtë që u kap nga Policia e Kosovës në Zveçan.

Elshani, i ftuar në Edicionin Special, potencoi se armatimi ka shkuar në veri me ndihmën e Serbisë.

“Organet e tjera të sigurisë kanë kapur një sasi të konsiderueshme të armëve, kjo nënkupton një bashkëpunim fenomenal dhe bashkërendim i punës së institucioneve të sigurisë atje, duhet ta kemi parasysh që më 14 shtator është takimi i nivelit të lartë, samiti dhe sigurisht Vuçiqit i interesojnë situatat e tilla, ku mund të provokohet dhe mund të destabilizohet”, u shpreh Elshani.

Ai theksoi se kjo është vazhdimësi e politikës së Vuçiqit ta destabilizojë veriun e vendit

“Dy organizata që tashmë janë shpallë terroriste, ‘Brigada e Veriut’ dhe ‘Mbrojtja Civile’ janë organizata që janë veprojnë nën tutelën e Beogradit dhe pa ndihmën e Serbisë pa logjistikën dhe pa përkrahjen politike të Serbisë vështirë të mendohet se mund të kishin arritur në shtëpinë apo në lokacionin janë gjetur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat