Shënohet 24 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës

Aktuale

Shënohet 24 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 06:26
Foto ilustrim

Me rastin e shënimit të njëzet e katër vjetorit të ditës së Policisë së Republikës së Kosovës, e cila mbahet sot janë paraparë të realizohen disa aktivitete policore, aktivitete këto që mund të përcillen nga qytetarët dhe mediat.

Në të gjitha stacionet policore të PK-së do të aplikohet ‘Porta e hapur’ duke filluar nga ora 10:00, ku qytetarët e interesuar mund të vizitojnë stacionet policore të PK-së.

Në sheshin Ibrahim Rugova dhe në sheshin Skënderbeu do të bëhet ekspozimi i disa njësiteve dhe pajisjeve policore, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00, ku në orën 11:00 drejtori i Përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, do t’i vizitojnë njësitet policore.

Po ashtu do të bëhet edhe ekspozimi i pajisjeve dhe njësiteve policore në Sheshin ‘Ibrahim Rugova’ dhe sheshin ‘Skënderbeu’.

Në ceremoninë zyrtare, pritet të marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat