​Pensionistët kërkojnë rritje të pensionit, kritikojnë qeverinë për mospërfillje

Aktuale

​Pensionistët kërkojnë rritje të pensionit, kritikojnë qeverinë për mospërfillje

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 10:13
​Pensionistët kërkojnë rritje të pensionit, kritikojnë qeverinë për mospërfillje

Pensionistët në Kosovë po ankohen se vlera prej 100 eurove e pensioneve nuk po u mjafton t’i mbulojnë shpenzimet e tyre. Ata thonë se ka vite që kanë bërë kërkesë që të ketë ndryshim në ligjin për skemën pensionale, derisa kritikojnë qeverinë aktuale për mos përgjigje në ankesat e tyre.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi për KosovaPress tha se vendi qëndron shumë më keq se shtetet e tjera në rajon, sa i përket vlerës së pensionit.

Gashi: Një byrek dhe një jogurt në ditë, nuk dalin më shumë

"Gjendja e pensionisteve me pensione është si mozomokeq, s'ka më keq ku të shkojë, jemi më së keqi në regjion, më së keqi në Evropë, ndoshta mundet me qenë dikush në Azi ose Afrikë më keq se ne, po them ndoshta se nuk e di. Sepse baza e pensionit tek ne është 100 euro dhe ata që kanë edhe i plotësojnë kushtet për të marr pensionin kontribut pagues është 260 euro dhe kjo po del që është më pak se 10 euro në ditë shpenzime edhe nëse e merr pensionin e kontributeve të realizuar, dhe është tre euro nëse e merr vetëm 100 euro pensionin. Tre euro e ka një byrek në ditë, me një jogurt edhe Zoti të faltë, duhet të ngopen me aq. 10:21 Vetëm Kosova i ka pensionet në bazë të trustit pensional, të gjitha i kanë në bazë të ligjit mbi sigurimet pensionale edhe Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia, Serbia, Bosnja, Kroacia, dhe Sllovenia”, tha Gashi.

Lidhur me këtë, Gashi theksoi se kanë bërë disa kërkesa ndër vite në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe atë të Punës dhe Transfereve, por ato gjithmonë kanë hasur në vesh të shurdhër.

Gashi: Kërkesat tona asnjëherë nuk merren parasysh

“Kërkesat tona specifike ne i kemi përpiluar në formë të shkruar, ua kemi dërguar, por nuk kanë hasur në vesh që kanë sens të merren me këto gjëra, dhe nuk janë marr me këto çështje fare, dhe ne tri herë ua kemi dërguar kërkesat, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Transfereve, një ia kemi dërguar në vitin 2016, në formë të shkruar, një tjetër ia kemi dërguar diku në vitin 2022, dhe një tjetër dërguar në vitin, para shtatë tetë muajsh, ia kemi dërguar kërkesën pasi e kam marrë unë udhëheqjen e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës. 07:10 Shtatë nene janë që ka shkelje drastike të drejtave të pensionistëve ne ua kemi dërguar në mënyrë takstative, në mënyrë të shkruar se si duhet të jetë, dhe ata nuk e kanë marrë për bazë asnjëherë kërkesat tona”, theksoi Gashi.

Tutje, i pari nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës kërkon nga qeveria aktuale që të miratohet ligji për sigurimet pensionale, derisa tregoi shumën se sa duhet të rriten pensionet.

Gashi: Qeveria të miratojë ligjin për sigurimet pensionale

Kjo çështje mund të zgjidhet me një akt, me një veprim, një vendim me një ndërmarrje si të duash quaje, ky zgjidhet me një akt, çka është ajo, me e bërë ligjin për sigurimet pensionale, edhe zgjidhet problemi i pensionisteve. 07:38 Shuma është e definuar me këtë ligjin e keq, është e definuar në mënyrë taksative, sepse neni 14 i ligjit mbi skemat pensionale e obligon qeverinë që çdo fund vit të bëjë vlerësimin e inflacionit për Kosovën, dhe ata prej vitit 2019, që katër vite nuk kanë bërë vlerësim dhe rritje të pensioneve. 08:48 Po të ishte bërë ajo, tani pensionistët që kanë pensioni bazik që është 100 euro, ish dashtë t’i kenë 250 euro, kurse këta që i kanë në bazë të kontributeve është dashur t'i kenë diku 400 deri në 500 euro”, tha Gashi.

Ndërkaq, meritat për miratimin e projektligjit që heq kushtin që një pensionist t’i ketë 15 vjet stazh pune për të përfituar pensionin kontribut pagues, Gashi ia atribuon Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Gashi: Është meritë e AAK-së miratimi i ligjit për pensionin kontribut-pagues

Kjo që iu është njohur që tani duhet t’iu njihet pensioni në bazë ta stazhit sa vite ka kaluar, është meritë, jo që ne e kemi kërkuar, e shumë delegatëve në kuvend të Kosovës, dhe kryesisht të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që kanë potencuar këtë çështje. 12:29 Tanimë, ata një numër shumë i madh i tyre kanë vdekur, nuk janë më gjallë, dhe nëse ke parasysh që janë diku veç 70 mijë pensionist, një numër i madh i tyre e kanë realizuar sepse i kanë pasur dokumentacionet, tani unë besoj që numri i tyre mund të mbërrijë në dhjetë mijë, që nuk e mbërrin , këta po thonë që ka ndikim në buxhet të përgjithshëm apo në fondin për pensione, nuk është e vërtetë, ajo s’është (60 milionë) as gjashtë milion nuk është, por këta po e llogarisin që janë 200 mijë, që nuk janë”, tha Gashi.

KosovaPress ka pyetur Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve lidhur me kërkesat e pensionistëve, por që deri në momentin e publikimit të lajmit, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndryshe, në korrik të këtij viti pushteti aktual miratoi ndryshimet në ligjin për pensionet, duke iu mundësuar pensionistëve që janë larguar nga puna në vitet ’90 të përfitojnë nga pensioni kontributpagues në vlerë prej 260 euro.Kjo skemë e re pensionale për personat që u larguan nga puna në vitet ’90 llogaritet se do t’i kushtojë shtetit rreth 60 milionë euro në vit.

Sipas vlerësimeve të Qeverisë së Kosovës, në skemën e pensionit bazik duhet të jenë rreth 70.000 persona që realisht do të duhej të kualifikoheshin për pensionin parcial kontribut-pagues të moshës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat