Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё ka një thirrje ndaj qytetarëve të cilat kanë aplikuar në e-Kosova

Aktuale

Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё ka një thirrje ndaj qytetarëve të cilat kanë aplikuar në e-Kosova

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё ka njoftuar të gjithë qytetarët që kanë aplikuar në thirrjen “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit” të kontrollojnë email-et e tyre me të cilën janë regjistruar në e-Kosova.

Në postimin e tyre në Facebook thonë se komisioni vlerësues vazhdimisht është duke kthyer përgjigje në këto adresa, sipas radhës së aplikimit.

Njoftimi i plotë:

VËMENDJE!

Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar në thirrjen publike “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”, duhet të përcjellin email adresat me të cilat janë regjistruar në platformën e-Kosova.

Komisioni vlerësues vazhdimisht është duke kthyer përgjigje në këto adresa, sipas radhës së aplikimit.

Është e rëndësishme që të pranoni me kohë përgjigjen e FKEE-së për aplikimin tuaj, në mënyrë që të mos ju ikin afatet e përcaktuara të veprimeve të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat