Xhevdet Pozhari e quan të shumëpritur lajmin që shteti ua paguan qytetarëve trajtimin te privati për shërbimet që s’i ofron ShSKUK-ja

Aktuale

Xhevdet Pozhari e quan të shumëpritur lajmin që shteti ua paguan qytetarëve trajtimin te privati për shërbimet që s’i ofron ShSKUK-ja

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 18:58
Xhevdet Pozhari

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për trajtimin mjekësor jashtë institucioneve publike.

Detaje nga ky udhëzim ka ndar në facebook edhe Xhevdet Pozhari.

Mes tjerash ai thekson se  është zgjeruar gama e shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit dhe janë evituar zbrazëtirat që pamundësojnë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Postimi i plotë:

Lajm i shumëpritur për të gjithë pacientët që kanë nevojë për ndihmë financiare për trajtim mjekësor jashtë vendit.

Sot, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për trajtimin mjekësor jashtë institucioneve publike.

● Në këtë UA janë thjeshtuar procedurat e aplikimit për qytetarët nëpërmjet të cilave përkrahen financiarisht qytetarët për shërbime shëndetësore të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore.

● Është zgjeruar gama e shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit dhe janë evituar zbrazëtirat që pamundësojnë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

● Përditësohet shtojca e çmimeve referente ku përfshihen sëmundjet, gjendja dhe procedurat për mbështetje financiare. Pra, shtojca do të jetë fleksibile.

● Gjithsecili qytetar i Republikës së Kosovës gëzon të drejtën e mbështetjes financiare në vlerë deri në 30,000 euro brenda një viti për shërbimet që nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore në Kosovë.

Personat me status të invalidit të luftës, anëtarët e ngushtë të familjes së dëshmorëve, viktimat civile të luftës do të kompensohen në shumën maksimale, 100%, të vlerës së faturës.

● Njëjtë do të përfitojnë edhe personat deri në 18 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe ata që janë përfitues të ndihmës sociale.

● Për personat e diagnostikuar me sëmundje malinje mbi moshën 18 vjeçare është rritur vlera e kompensimit.

● Sigurohet transparencë e plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat