Takimi Stoltenberg-Osmani, kjo do të jetë kryetema në Bruksel

Aktuale

Takimi Stoltenberg-Osmani, kjo do të jetë kryetema në Bruksel

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 20:37
Foto nga takimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të enjten më 7 Shtator 2023 , është mysafire e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Nga Aleanca Veri-Atlantike njoftuan se cila do jetë kryetema, e bisedës që zhvillohet në selinë e saj qendrore në Bruksel.

”Takimi do të jetë një mundësi për të ndarë pikëpamjet mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe në mbarë rajonin dhe për të theksuar përkushtimin e palëkundur të NATO-s për të vazhduar mbështetjen e përpjekjeve për siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha të mërkurën për Klan Kosova një zëdhënës në NATO.

Se a do flitet për aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO apo dhe në programin e Partneritet për Paqe, nga aleanca nuk dhanë përgjigje.

Nga 31 shtete anëtare të bashkimit më të madh ushtarak në botë, katër prej tyre nuk e njohin Kosovën, shtet të pavarur e sovran. Kjo katërshe është Greqia, Sllovakia, Spanja e Rumania.

Ndërkohë të martën po në Bruksel, qëndroi komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, i cili zhvilloi bisedë me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Diplomati sllovak tha se është e rëndësishme sipas tij të shkëmbehen shënime mbi zhvillimet në terren dhe të ndahen vlerësimet e tyre mbi ato që i quan ”burimet e mundshme të tensioneve në të ardhmen”.

Lajçak, ka shtuar se është mirënjohës për punën jetike të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, në ndërtimin e një mjedisi të sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat