Kërcënimet e “Brigadës së veriut” ndaj Kurtit e Sveçlës

Aktuale

Kërcënimet e “Brigadës së veriut” ndaj Kurtit e Sveçlës

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Kërcënimet e organizatës terroriste, “Brigada e Veriut” ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, nga njohësit e sigurisë, po shihen si kërcënime nga Beogradi, ku prapa tyre qëndron presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Për këtë ata kërkojnë maturi nga institucionet e Kosovës që të bashkëpunojnë me aleatët ndërkombëtarë në mënyrë që situata në vend të mos tensionohet.

Njohësit e sigurisë thonë se prapa tyre qëndron presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Me grafite nëpër pjesë të ndryshme të veriut, organizata “Brigada e Veriut” po konfirmon ende prezencën e saj në Kosovë. Së fundmi, kjo organizatë e cila u shpall terroriste nga Qeveria e Kosovës, ka drejtuar mesazhe kërcënuese ndaj kryeministrit Albin Kurti e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sfeçla.

Profili i kësaj organizate ka shpërndarë në Facebook një fotografi të një arme të llojit “snajper”, sipër se cilës kanë shkruar “Kurti, këso kemi me tonelata”.

(Facebook) E një kërcënime me jetë mori edhe ministri Sfeçla, pasi njoftoi për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit në Zveçan.

“Unë personalisht do të të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”, ishte ky komenti në statusin e tij në Facebook.

E njohësi i sigurisë, Valdet Hoxhaj thotë se prapa këtyre kërcënimeve qëndron presidenti serb, Aleksandër Vuçiq i cili po tenton të tensionojë situatën.

Për këtë ai kërkon nga institucionet e vendit që këtyre kërcënimeve të përgjigjen me maturi.

Se kërcënimet janë të drejtuara nga përfaqësuesit e shtetit serb, e thotë edhe njohësi tjetër i sigurisë, Afrim Veseli.

Mes tjerash Veseli, kërkon bashkëpunim me aleatet ndërkombëtarët e partitë politike për zgjidhjen e problemit me Serbinë.

“Brigada e Veriut” u shpall terroriste nga Qeveria e Kosovës në qershor të këtij viti së bashku me organizatën tjetër, “Mbrojtja Civile” të cilat veprojnë në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat