Detaje: Zbulohet çka u sekuestrua gjatë bastisjes te i dyshuari për shitblerje të drogës Shkodran Pulaj

Aktuale

Detaje: Zbulohet çka u sekuestrua gjatë bastisjes te i dyshuari për shitblerje të drogës Shkodran Pulaj

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 21:08
Shkodran Pulaj

I paprekshmi i Prizrenit, Shkodran Pulaj, i cili përfundoi në prangat e Policisë së Kosovës pas një aksioni të zhvilluar në lagjen “Bajram Curri” ka përfunduar dje në paraburgim. për një muaj, bashkë me Xhavahir Koqinën, Muharrem Pulajn dhe Flamur Shalën, të dyshuar për shitblerje të drogës. Ata u kapën pas bastisjeve, që rezultuan edhe me sekuestrimin e provave të ndryshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë bastisjes në shtëpinë e Shkodran Pulajt, zyrtarët policorë të Antidrogës, kanë gjetur dhe sekuestruar armë, municion, (mbi 70 fishekë, e pjesë tjera të armëve) produkte të ndryshme të kanabisit dhe drita rotative. Madje, sipas të njëjtave burime, Policia ka gjetur edhe një bluzë të Policisë së Kosovës, që nuk dihet se si ka përfunduar te i dyshuari,

Sinjalizuesit kanë bërë me dije se Pulaj, i cili ka qenë kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për asamblist në Prizren, njihet si person që ka pasur krahun e fortë dhe asnjëherë nuk është prekur nga organet e rendit.

Veprimtaria e tij nuk është ndalur, teksa shoqërimi i tij me ish shefin e Antidrogës, Enver Bujari, në kohën sa ai mbante këtë pozitë ka vazhduar e madje edhe është bërë publike.

Burimet kanë bërë me dije se katër të dyshuarit emra nuk janë të panjohur për organet e drejtësisë, pasi edhe më herët ishin subjekt i hetimeve për dhjetëra vepra penale.

“Rrëmbim, vjedhje e armë…”- E kaluara kriminale e të arrestuarve për drogë në Prizren, dyshohen për mbi 100 vepra

Ish kandidati për asamble komunale i AAK-së, Shkodran Pulaj, është i dyshuar për mbi dhjetë vepra penale si ‘Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare’, ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ e të ngjashme.

Edhe Flamur Shala është hetuar për mbi dhjetë vepra penale të cilat janë ‘Kanosje’, ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, ‘Lëndim trupor’ dhe të tjera.

Numër më të madh të veprave penale për të cilat dyshohet ka i dyshuari tjetër, Muharrem Pulaj , i cili dyshohet për mbi 40 vepra penale si ‘Rrëmbim’, ‘Kanosje’, ‘Lëndim trupor’, ‘Vjedhje e rëndë’, ‘Vjedhje’, ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ e ‘Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas informacioneve ‘Kampion’ në këtë mes është Xhevahir Koqinaj, i dyshuar për mbi 70 vepra penale. Koqinaj është hetuar për vepra penale të ndryshme si ‘Vjedhje e rëndë’, ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’, ‘Vjedhje’, ‘Lëndime trupore’, ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Vendimi i Gjykatës për caktimin e paraburgimit

Gjykata Themelore në Prizren dje ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj katër të dyshuarve.

Përmes një komunikate për media, Gjykata njoftoi se ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitjae paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Po ashtu, Shkodran Pulaj do të hetohet edhe për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: Nga data e pavërtetuar e ne vazhdimësi, të pandehurit M.P., Xh.K., F.Sh., në bashkëveprim me të pandehurit Y.K., dhe L.K., pa autorizim blejnë ose posedojnë me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofrojnë për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri Y.K., dhe i pandehuri Sh,.P., blenë substanca narkotike të llojit Kokainë dhe Kanabis në sasi të mëdha nga persona të ndryshëm nga Republika e Shqipërisë, dhe pastaj e sjell në villen e tij e cila gjendet në lagjen Tusuz, të cilën më pas në bashkëveprim me të pandehuri M.P., Xh.K., L.K., dhe F.Sh., e ndajnë në sasi-qese të vogla me qëllim të shitjes apo shpërndarjes tek përdoruesit e këtyre substancave narkotike në Regjionin e Prizrenit. “

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat