Punëtorja e QKMF-së në Gjakovë sulmohet nga qentë endacakë

Aktuale

Punëtorja e QKMF-së në Gjakovë sulmohet nga qentë endacakë

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 21:19
Sulmi nga qentë endacakë

Afërdita Mula Zhubi, punëtore në QKMF në Gjakovë është sulmuar sot nga qentë endacak.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se ky është sulmi i dytë që i ka ndodhur.

Mula-Zhubi ka ndarë edhe fotografitë ku shihet se qentë endacakë e kanë kafshuar në këmbë.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në lagjen Parku i Lirisë duke ardhur në punë sulmohem për herë të dytë nga qentë endacakë. Ju lutem organeve kompetente të Komunës së Gjakovës të marrin masa ndaj qenëve endacakë në mënyrë që të lëvizi lirshëm drejt vendit të punës”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat