Rizvanolli prezanton një pako të re të subvencionimit për qytetarët

Aktuale

Rizvanolli prezanton një pako të re të subvencionimit për qytetarët

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 21:19
Artane Rizvanolli

Ministrja e Energjisë, Artane Rizvanolli, prezantoi një pako të re të subvencionimit për qytetarët nga Qeveria e Kosovës, e që kryesisht ka të bëjë me ndërtesat e banimit social nëpër komuna.

Njëherit, ministrja e energjisë bëri të ditur se nga ky subvencionim do të përkrahen gjithsej 907 familje, derisa shtoi që kjo skemë pritet të përfundojë gjatë këtij viti.

“Ndërsa, për kategoritë sociale, kemi skemën e izolimeve, e kemi një masë tjetër, gjithashtu që zbatohet nga fondi i efiçiencës dhe që financohet nga fondet e Bashkimit Evropian. Kjo i targeton ndërtesat e banimit social nëpër komuna. Kjo është specifikisht për ndërtesat sociale. 907 familje janë në përkrahje të ndihmës sociale. Kategoritë sociale janë targetuar përmes kësaj skeme. Aplikimi ka shkuar përmes komunave. Kjo skemë synohet të përfundojë gjatë këtij viti nga fondi i efiçiencës”, deklaroi Rizvanolli.

Më tej, Rizvanolli përmendi cilat komuna do të jenë të përfshira në këtë skemë sociale.

“Në prill është lansuar thirrja për komunat. Janë ndarë 10 milionë euro për këtë masë. Kanë aplikuar mbi 30 ndërtesa, 31 ndërtesa I kanë plotësuar kushtet. Janë 14 komuna, përfshirë këtu Skenderaj, Malishevë, Drenas, Gjilan, Istog, Obiliq, Kamenicë, Suharekë, Viti, Prishtinë, Klinë, Mitrovicë, Lipjan dhe Prizren”, shtoi Rizvanolli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat