Presidenti i Maqedonisë flet për vizitën e Kurtit në Tetovë dhe Çair, tregon a e ka keqpërdorur vizitën kryeministri i Kosovës

Aktuale

Presidenti i Maqedonisë flet për vizitën e Kurtit në Tetovë dhe Çair, tregon a e ka keqpërdorur vizitën kryeministri i Kosovës

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 21:58
Stevo Pendarovski dhe Albin Kurti

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka komentuar përsëri vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në Tetovë dhe Çair.

Pendarovski ka thënë se kryeministri Kurti nuk e ka keqpërdorur asnjë sekondë vizitën e tij.

Ai tha se Kurti ka nderuar qytetin e Shkupit, duke përuruar rrugën e Adem Demaçit, mentorit të tij politik.

“Unë nuk kam asnjë problem ta kuptoj logjikën e Albin Kurtit për vizitën e tij. Edhe unë nëse do të isha në vendin e tij do të vija. Ai ka ardhur këtu të bëjë nderë për një rrugë që e emëruam me shumë mundësi të mentorit të tij më të madh politik, Adem Demaçit. Por ikonografia, e cila shihej pas paraqitjes së tij, ishte irrituese dhe në këto konstelacione në të cilën ka ndenja dhe emocione të nxehta mes shqiptarëve dhe maqedonasve, sidomos në dy vitet e fundit, për atë që po ndodh më bullgarët, bllokadat drejt BE-së, demonstratat, mitingje për atë arsye kështu me radhë. Z.Kurti në paraqitjet e tij në Tetove dhe në Çair nuk tha asnjë fjalë kundër Maqedonisë dhe kundër popullit maqedonas. Ai në asnjë sekondë nuk ka keqpërdorur mikpritjen këtu”, tha ndër tjera presidenti maqedonas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat