Ironia e Bajqinovcit: “Rruga e Re” e pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë

Aktuale

Ironia e Bajqinovcit: “Rruga e Re” e pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë

Nga: A.SH Më: 6 shtator 2023 Në ora: 22:06
Mefail Bajqinovci dhe Albin Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës me akterët kryesorë të partisë për finalizimin e programit “Rruga e Re”.

“Ky program ka për qëllim të tejkalojë mendësinë e vjetër të mospunës dhe jo kompetencës, një realitet me të cilin Kosova po përballet për një kohë të gjatë.

Programi “Rruga e Re” flet vetëm për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Projektet madhore që janë paraqitur gjatë këtyre takimeve, e që do të jenë pjesë e programit “Rruga e Re”, janë projektet më të mëdha që mund të ndodhin gjatë 30 viteve të fundit”, njoftoi LDK-ja.

Më këtë program të LDK-së, ka ironizuar deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, i cili ka thënë se rruge e re e LDK-së, është veç rruga për Prapashticë.

"Rruga e Re" e pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat