Rizvanolli thotë se Qeveria nuk ka ende marrëveshje për blerje të energjisë gjatë dimrit

Aktuale

Rizvanolli thotë se Qeveria nuk ka ende marrëveshje për blerje të energjisë gjatë dimrit

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 22:20
Artane Rizvanolli

Ministrja e Energjisë, Artane Rizvanolli ka thënë se shteti i Kosovës të vetmin bashkëpunim në sferën energjetike e ka pasur me shtetin e Shqipërisë. Bashkëpunim ky që sipas ministres i ka kursyer qytetarëve kosovarë rreth 50 milionë euro.

Rizvanolli theksoi se asnjë vend i rajonit nuk ka pasur të nënshkruar kontratë afatgjatë dhe paraprake për energjinë.

“E para asnjë vend i rajonit nuk ka pasur ato kontratat afatgjate të cilat do ti shpëtonin këto vende. Nëse ju kujtohet opozita shumë zhurmë pat bërë vitin e kaluar lidhni kontrata, thonin që ka Maqedonia, Serbia asnjë prej këtyre vendeve nuk ka pasur kontrata paraprake dhe me çmim të fiksuar. Ka pasë disa vende në Evropë që kanë bërë kontrata të tilla. Po çka ka ndodhë është që kryeshefët e këtyre kompanive kanë përfunduar duke dalë prej punës, sepse në fakt kanë pagu çmime shumë më të larta sesa që kanë qenë çmimet e tregut. Kjo ideja e këtyre zgjidhjeve që i shpikin ndonjëherë njerëzit që nuk kanë lidhje me energji por për arsye politike dhe mendojnë që e kanë shpikë diqka të re duhet ti heqim nga diskutimi. I vetmi vend që ka pasë ndonjë bashkëpunim që i ka ndihmu gjatë krizës ka qenë Kosova me Republikën  e Shqipërisë, ky bashkëpunim vjet vetëm gjatë dimrit të kaluar i ka kursyer qytetarëve kosovarë rreth 50 milionë euro”, tha ajo.

E pyetur se a ka tashmë Kosova ndonjë kontratë për shitblerje të energjisë elektrike, pasi jemi duke hyrë në sezonin e dimrit, Rizvanolli tha se as vitin e kaluar nuk ka pasur kontrata të tilla në treg, për shkak se sipas saj është krizë energjetike globale.

“Vjet e kemi pasë këtë diskutim dhe nuk ka pasë kontrata të  tilla në treg ka pasë arsye pse nuk ka pasë kontrata të tilla në treg. Është një Evropë, një glob që është në krizë energjetike dhe që po pret që çmimet kanë me shku deri në 1 mijë euro për MW/orë, edh epo del dikush edh epo thotë unë jam më i mençëm edhe po e kontraktoj energjinë sot me 250 në kohën kur krejt bota prek që do të jetë 1 mijë, kjo është shumë ide brilante nëse ti e gjen dikend që ta shet energjinë, problemi është se tjerët që ta shesin energjinë merren çdo ditë me me atë punë dhe dinë shumë më shumë se ti. Dhe një kontratë të tillë nuk mundesh me e gjetë, me e gjetë nesër me 50 euro ndoshta sigurisht jo unë por KEK-u besoj që e kish ble energjinë”, tha Rizvanolli.

“Ne do të blejmë energji në treg për aq sa kemi nevojë dhe në format se si thjeshtë funksionon tregu”, shtoi tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat