Sanksionet e BE-së, Rizvanolli: S’ka bllokim të projekteve

Aktuale

Sanksionet e BE-së, Rizvanolli: S’ka bllokim të projekteve

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 22:35
Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se asnjë projekt që lidhet me dikasterin që ajo e udhëheq nuk ndikohet nga masat sanksionuese të vendosura nga Bashkimi Evropian për Kosovën.

Sipas Rizvanollit, përkundrazi projektet po bllokohen nga mosvotimi i partive opozitare në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk ka ndonjë projekt së paku që paku që lidhet me Ministrinë tonë por edhe të tjera përtej që e di unë që në mënyrë direkte dhe tani për tani ndikohen. Nuk ka asnjë projekt që aktualisht është duke u ndikuar dhe kjo duhet të jetë e qartë. Në fakt janë duke u ndikuar projekte nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare për të cilat na duhen edhe votat e opozitës. Nëse opozita na tregon neve se si masat po na dëmtojnë, unë po ju them që masat si njeri që udhëheq një dikaster shumë të rëndësishëm ku ka shumë shuam fonde, unë po ju them që nuk asgjë në punën tonë nuk është duke u ndalur, ose duke u penguar nga masat. Aktualisht, çfarë është duke u penguar është për shkak të problemeve politike për shkak të mosbashkëpunimit të opozitës për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Rizvanolli.

Ministra Rizvanolli madje përmendi dy projekte të mëdha atë të ngrohjes qendrore solare në Komunën e Prishtinës, dhe atë të efiçiencës elektrike në Prizren për të cilat ajo tha se janë bllokuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Partia Demokratike e Kosovës.

“Quditërisht edhe në nivel politik është vështirë për ta kuptuar për besë se një pjesa më e madhe e tyre janë në fakt për projekte për komunat ku udhëheqin partitë opozitare. Për shembull e kemi projektin e ngrohjes qendrore solarë për qytetin e Prishtinës  prej të cilit do të përfitojnë 60 mijë qytetarë është i bllokuar në Kuvend tash e sa muaj, vet LDK-ja që udhëheqë në Prishtinë nuk e voton, që për mua është e pakuptimtë. E kemi projektin tjetër të efiçiencës të energjisë 11 milionë euro me IBRD-në janë Komunat e Prishtinës dhe Prizrenit që përfitojnë për masa të izolimit të ngjashme me këto për banesa shumëkatëshe në prishtinë dhe PrIzren as as PDK që udhëheqë në Prizren as LDK –ja në Prishtinë nuk e votojnë”, shtoi tutje Rizvanolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat