“Ky ma ka marrë babën”, “Kam qenë në klasën e katërt” – Përplasje e Enver Axhamit me djalin e dëshmitarit Idrizi

Aktuale

“Ky ma ka marrë babën”, “Kam qenë në klasën e katërt” – Përplasje e Enver Axhamit me djalin e dëshmitarit Idrizi

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 23:10
Enver Axhami dhe Driton Idrizi

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Debat plus, Driton Idrizi, djali i Agim Idrizit, ka mohuar pretendimet e Enver Axhamit, se babai i tij ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë.

Driton Idrizi ka deklaruar se ai ishte në klasën e katërt në kohën e arrestimit të babait të tij dhe se babai i tij nuk ka bashkëpunuar me Serbinë.

“Ky zotëria këtu, është njeriu më kriminel. Ky i ka urdhëruar njerëzit me ma marrë babën, me e dërgu dhe me ekzekutu. Më ka treguar baba jem”.

Ai është pyetur sa vjeç ka qenë në kohën e arrestimit të babait të tij.

“Unë jam kanë në klasën e katërt, në kohën kur më kanë arrestuar babën”. Jo kurrë, baba im nuk ka qenë bashkëpunëtorë i Serbisë, kjo është rren e madhe.

“Prej 8 marsit deri më 11 qershor ku ka ndenjur babai yt, a ka qenë tek Baban Krasniqi?”, ka pyetur Axhami djalin e Agim Idrizit.

“Jo nuk është e vërtetë”, ka thënë Dritoni, djali i Agim Idrizit.

“E kam deklaratën në shtëpi, që e ka dhënë babi yt para gjykatës së UNMIK-ut” – ka deklaruar tutje Enver Axhami.

Ai është pyetur se a e ka përmendur edhe Sllobodan Millosheviq babën tuaj në gjykatë? – Nuk ka pasur përgjigje nga djali i Idrizi, Dritoni.

Në fillim të emisionit, në lidhje me Agim Idrizin, Axhami ka deklaruar se ky person nuk qenë subjekt i UÇK-së, duke u bazuar në dokumentacionin zyrtar dhe njohjen e qytetarëve të Komunës së Kaçanikut.

Ai ka theksuar se Agim Idrizi ka qenë i përfshirë në aktivitete paramilitare dhe ushtarake të ushtrisë serbe pas lirimit të tij.

“Jo more ky nuk ka qenë, ky ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë. Bazohem me dokumentin që të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut e njohin. Po e bazoj këtë fakt sepse prej datës 8 mars është liruar nga shtabi i përgjithshëm i brigadës, më 19 mars ka qenë ofansiva në fshatin tim ky ka qenë pjesëmarrës me paramilitantët dhe ushtrinë serbe”, ka deklaruar ai.

Në lidhje me Agim Idrizin, Axhami në emisionin Debat Plus ka deklaruar se ky person nuk qenë subjekt i UÇK-së, duke u bazuar në dokumentacionin zyrtar dhe njohjen e qytetarëve të Komunës së Kaçanikut.

Ai ka theksuar se Agim Idrizi ka qenë i përfshirë në aktivitete paramilitare dhe ushtarake të ushtrisë serbe pas lirimit të tij.

“Jo more ky nuk ka qenë, ky ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë. Bazohem me dokumentin që të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut e njohin. Po e bazoj këtë fakt sepse prej datës 8 mars është liruar nga shtabi i përgjithshëm i brigadës, më 19 mars ka qenë ofansiva në fshatin tim ky ka qenë pjesëmarrës me paramilitantët dhe ushtrinë serbe”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat