Sot bëhen 33 vjet nga Kushtetuta e Kaçanikut

Aktuale

Sot bëhen 33 vjet nga Kushtetuta e Kaçanikut

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 06:55
Foto ilustrim

33 vjet janë bërë sot nga që nga shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e miratuar në Kaçanik më 7 shtator 1990.

Kjo Kushtetutë ka fuqizuar ligjërisht Deklaratën e Pavarësisë së 2 korrikut.

Shpallja e Kushtetutës së Kosovës është bërë në Kaçanik më 7 shtator 1990, në një organizim të fshehtë, pasi vendi ishte i mbushur nga forcat policore dhe ushtarake të pushtuesit, të cilit kishin nisur një spastrim të hapur të institucioneve të Kosovës, duke i larguar punëtorët shqiptar dhe futjen e masave të dhunshme.

Po ashtu, deputetët që kishin shpallur Deklaratën ishin shpall persona në kërkim nga regjimi serb.

7 Shtatori cilësohet si identitet i historisë së re të Kosovës dhe njëra nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat