“Turp për institucionin e Presidentit të shtetit të Kosovës!”/ Nela kritikon Osmanin për takimin me Sakon

Aktuale

“Turp për institucionin e Presidentit të shtetit të Kosovës!”/ Nela kritikon Osmanin për takimin me Sakon

Nga: M.L. Më: 7 shtator 2023 Në ora: 10:52
Foto nga takimi

Publicisti Milaim Nela, ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani për takimin që kjo e fundit kishte me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.

Kjo pasi sipas Nelës, Sako është zgjedhur me vota të vjedhura dhe të tjetërsuara.

Mes tjerash, Nela ka thënë se Takimi me Sakon është turp për institucionin e Presidentit të shtetit të Kosovës, pasi ajo është përfaqësuese tipike e mafias rajonale.

Postimi i plotë:

Takimi i Vjosa Osmanit - Presidentes së Kosovës me Emirjana Sakon kryetaren e Bashkisë Durrës të zgjedhur me vota të vjedhura e të tjetërsuara është një njollë e zezë jo vetëm për atë si person dhe politikane por një turp për institucionin e Presidentit të shtetit të Kosovës!

Sako - Zonja Presidente - nuk është përfaqësuese e popullit në atë zyrë por përfaqësuese tipike e mafias rajonale që po shkatërron një nga qytetërimet më të lashta shqiptare siç është qyteti antik i Dyrrahut!

Vizita juaj legjitimon sado pak mafian në Durrës e ju duhet ta shmangnit me çdo kusht këtë grackë që ju vë një njollë që nuk e meritonit ju, nuk e meriton Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat