Alarm i rrejshëm për një shpërthim bombe afër objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut

Aktuale

Alarm i rrejshëm për një shpërthim bombe afër objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Rreth orës 09:00 sot është raportuar për një bombë afër objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

Ai tha se pas raportimit policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Aty ka kuptuar se ky është një lajmërim i rrejshëm, dhe se asnjë mjet shpërthyes nuk ishte aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat