Rritet kostoja e ndërtimit krahasuar më një vit më parë

Aktuale

Rritet kostoja e ndërtimit krahasuar më një vit më parë

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 17:30
Ndërtim

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rënie për 0,1 për qind në tremujorin e dytë 2023 krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti. Ndërkaq, krahasuar tremujorin e dytë 2023 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 1 për qind.

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se kostoja e ndërtimit në Kosovë pësoi rënie në një mesatare prej (-0,1%) në TM2 2023, krahasuar me TM1 2023.

“Rënie më të madhe vërehet te kostot e tjera (-0,8%) dhe te materialet (-0,5%)”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e dytë (TM2) 2023.

Ndërsa, sipas këtij raporti rritje kishte te: energjia 3,1 për qind, pagat 1,7 për qind, makineritë 1,3 për qind dhe transporti 0,6 për qind.

Ndërkaq, tremujori i dytë 2023 krahasuar me tremujorin e dytë 2022 ka një rritje të kostos së ndërtimit për 1 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 1,0 për qind në TM2 2023, krahasuar me TM2 2022. Rritje më të madhe kishin: makineritë 8,2 për qind, kostot e tjera 4,2 për qind, transporti 3,5 për qind, pagat 3,1 për qind dhe materialet 0,2 për qind”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat