Rama: Balta e propagandës kundër UÇK-së është ngjitur deri në raportet e “Human Rights Watch”

Aktuale

Rama: Balta e propagandës kundër UÇK-së është ngjitur deri në raportet e “Human Rights Watch”

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 18:00
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kjo video tregon se balta e propagandës kundër UÇK-së është ngjitur deri në raportin e një organizate prestigjioze si “Human Rights Watch”.

Ai ka vazhduar me kritikat e ashpra ndaj Gjykatës Speciale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar se kjo gjykatë special ka vetëm misionin e saj të pamundur për të provuar se Hashim Thaçi dhe të tjerat janë kriminelë lufte.

“MOS E HUMBNI KËTË video nëse jeni të interesuar të shihni e të dëgjoni se si balta e propagandës kundër UÇK-së ka ngjitur deri në raportin e një organizate prestigjoze si Human Rights Watch”, ka shkruar ai.

Rama ka bërë me dije se ky gjyq po kthehet në një barrë në ndërgjegjen e botës demokratike.

“Ky është një moment i gjyqit kundër Presidentit Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së në Hagë, ku ndjehesh realisht keq për ideatorët e kësaj trupe speciale, e cila deri më tash special ka vetëm misionin e saj të pamundur të prokurorëve të saj, për të provuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë kriminelë lufte. Ky gjyq po kthehet në një barrë në ndërgjegjen e botës demokratike”, ka shkruar Rama.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat