Ish-ambasadori amerikan vjen me një thirrje të fuqishme për pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën

Aktuale

Ish-ambasadori amerikan vjen me një thirrje të fuqishme për pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 18:21
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, iu ka bërë thirrje pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Përmes njëIsh-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie postimi në Twitter, ai ka thënë se në këtë mënyrë ato kontribuojnë për paqen e qëndrueshme në Ballkan.

“Është padyshim koha që Spanja, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia ta njohin realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe të kontribuojnë për paqen e qëndrueshme në Ballkan”, ka shkruar Delawie, teksa ka shpërndarë një shkrim të kolumnistit dhe asistentit kërkimor nga Spanja, Juan García-Nieto, ku flet për Kosovën dhe domosdoshmëri e njohjes nga të gjitha vendet e BE-së.

Në shkrimin e tij, García-Nieto ka thënë se refuzimi me kokëfortësi që Kosova të njihet edhe nga 5-shja e BE-së, dëmton politikën e jashtme të BE-së në Ballkan dhe perspektivën e Kosovës për shtetësi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat