Spahiu tregon se pse Kosova është dashur të ndëshkohet nga komuniteti ndërkombëtar

Aktuale

Spahiu tregon se pse Kosova është dashur të ndëshkohet nga komuniteti ndërkombëtar

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 22:50
Nexhmetin Spahiu

Profesori universitar, Nexhmetin Spahiu, thotë se Kosova është dashur të ndëshkohet nga komuniteti ndërkombëtar.

Sipas tij, kjo për shkak që qeveria ka thyer një status qoe, e cila ka qenë në momentet kur kanë qenë duke u zhvilluar bisedimet.

“Në raporton me komunitetin ndërkombëtar, pse Kosova është dashur të ndëshkohet? Natyrisht, pas një veprimi të tillë Kosova është dashur të ndëshkohet, pse? Sepse, ka thyer një status qoe d.m.th e cila ka qenë në një moment kur janë bërë bisedimet, dhe ti kur bënë bisedime, pra kur kacafyten dy veta, policia hynë në mes dhe i ndan aty ku janë, nuk i numëron sa grushte i ka marrë ky dhe sa ai, por futet ndërmjet dhe thotë mjaft. Pastaj, çështja rregullohet me gjyq, kush ka qenë agresori e kush viktima”, tha ai.

Tutje, ai tha se Bashkësia Ndërkombëtare ka qenë pro marrëveshjes, por që situata nuk ka qenë e favorshme për Kosovën.

“Kështu edhe Bashkësia Ndërkombëtare, ndërmjetësit kanë ndërhyrë mes Kosovës dhe Serbisë dhe kanë thënë rrini këtu dhe ejani të bëjmë marrëveshje, por situata ka qenë e pafavorshme për Kosovën për të bërë një marrëveshje të tillë”, tha profesori universitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat